Rrufeja ka vrarë 25 dele në Prevallë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbrëmë në bjeshkët e Prevallës goditja nga rrufeja ka lënë të mbytura së paku 25 krerë dele të cilat në atë moment ishin në kullosë.
Hetues policorë dhe një veteriner kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit, mirëpo nuk është arritur të përfundohet këqyrja e vendit të ngjarjes për shkak të errësirës dhe terrenit të vështir malor.

Edhe sot do të vazhdohet me punën hetimore.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrufeja-ka-vrare-25-dele-ne-prevalle/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala