Rrjeti i ISIS-it: Vendet europiane me më së shumti xhihadistë

Autori:Gazeta Fjala

Shtetit Islamik ISIS i janë bashkuar shumë më shumë europianë sesa amerikanë, tregon një artikull i publikuar në Uashington.

Autorët e studimit të quajtur “ISIS-i në Perëndim: Fytyra e re e Ekstremizmit”, i cili është publikuar tash vonë thotë se 4.500 perëndimorë deri më tani i janë bashkuar grupeve xhihadiste.

Raporti ka informacione të detajuar për 475 individë nga shtete perëndimore të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre për t’iu bashkuar ISIS-it, ose grupeve tjera xhihadiste në Siri e Irak, shkruan agjencia ruse e lajmeve Sputnik, përcjellë Klan Kosova.

Duke iu referuar raportit një numër tepër i madh i rekrutëve të ISIS-it nga perëndimi janë femra në moshë të re.

Një e treta e atyre që i janë bashkuar ISIS-it del se kanë lidhje të caktuar familjare me ndonjë anëtarë që veç është pjesë e grupit xhihadist.

Shumica e perëndimorëve i janë bashkuar grupit islamik ISIS, ndërsa ka edhe nga ata që luftojnë për al-Nusran, al-Qaeda dhe grupeve të tjera.

Ndërsa rruga më e shpeshtë për në Siri e Irak bëhet përmes Turqisë.

Sipas studimit vendet e Europës janë më të rrezikuara sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse militantët kanë rrjet më të sofistikuar në Europë.

Rekrutët më të suksesshëm të ISIS-it janë nga Belgjika, Franca dhe Britania.

Europianët i janë bashkuar shumë më shumë ISIS-it sesa amerikanët. Nga 4.500 veta, amerikanë janë vetëm gjashtë për qind.

Sipas autorëve kjo shpjegohet me faktin se myslimanët amerikanë janë shumë më të integruar në shoqëri sesa myslimanët nëpër vendet e tyre në Europë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrjeti-i-isis-it-vendet-europiane-me-me-se-shumti-xhihadiste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala