Rrjeti i Grupit të Grave kërkon drejtësi për vrasjen e 39 vjeçares në Therandë

Rrjeti i Grupeve tё Grave tё Kosovёs (RrGGK) ka shprehur shqetёsimin për rastin e vrasjes sё gruas 39 vjeçares nga bashkёshorti me 23 tetor në Therandё, i cili gjithashtu i shkaktoi plagё tё rёnda edhe vajzёs sё tyre.
“RrGGK kёrkon nga institucionet qё sa mё shpejtё tё sigurojё drejtёsinё”, shkruan në reagimin e këtij rrjeti.
Sipas këtij grupi shqetёsuese është edhe mosreagimi i policisё atёhere kur e ndjera ka kёrkuar disa herё ndihmёn e tyre, para se tё vritej.
“Policia e Kosovёs duhet tё shqyrtojё rastet e dhunёs nё familje seriozisht dhe tё veprojё menjёherё sepse nё tё kundёrtёn, dhuna nё familje mund tё pёrfundojё nё vrasje sikurse ndodhi nё Therandё dhe sikurse ndodhi edhe me rastin e Diana Kastrati”.
“Institucionet e Kosovёs duhet tё dёrgojnё mesazh tё fortё qё dhuna ёshtё e ndaluar edhe nё hapёsirat private dhe tё kёrkojnё dёnimin qё meriton me ligj pёr vrasёsin”, vazhdon reagimi transmeton Gazeta Fjala.