Rritja financiare e Kosovës nder më të lartat në rajon

Autori:Avdyl Pajaziti

Perfornanca financiare e Kosovës është ndër më të mirat në rajon, tha Ministri i Financave Avdullah Hoti, gjatë fjalimit pjesëmarrës në Samitin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të quajtur “E ardhmja financiare e rajonit”, që po mbahet në Beçiq të Malit të Zi.

“Gjatë viteve të fundit Kosova ka pasur performancë relativisht të mirë, me një mesatare të rritjes prej 3.5% – që është ndër më e larta në rajon. Megjithatë, ne kemi nevojë për norma shumë më të larta për të përballuar rritjen e fuqisë punëtore dhe adresimin e problemeve strukturore“, ka deklaruar sot ministri i Financave Avdullah Hoti.

Ministri Avdullah Hoti ka theksuar se niveli aktual i borxhit publik në Kosovë vazhdon të mbetet shumë i ultë – rreth 10% i GDP-së, dhe kjo na ofron një mundësi të mirë për të zgjeruar investimet, për të shtyer rritjen, dhe për të krijuar parakushtet për rritje të udhëhequr nga sektori privat

“Kosova ka adoptuar Rregullën Fiskale dhe mendoj se rregulla të ngjashme për ankorimin e shpenzimeve publike do të duhej të adoptoheshin nga të gjitha vendet” ka shtuar Ministri Hoti.

Gjatë këtij Samiti Avdullah Hoti gjithashtu është takuar me homologët e tij të rajonit ku ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndër rajonal me theks të veçantë në luftimin e ekonomisë joformale./Gazeta Fjala /

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritja-financiare-e-kosoves-nder-me-te-lartat-ne-rajon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala