Rritja ekonomike në vitin 2015 pritet të jetë 3.8 për qind

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka deklaruar sot se rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2015 pritet të jetë 3.8 për qind ndërsa për vitin tjetër ai ka paraparë një rritje të lehtë krahsuar me këtë vit.

Në një konferencë të mbajtur për media së bashku me përfaqsues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Ministri Hoti ka thënë se për vitin 2016 Qeveria e Kosovës vlerëson se kjo rritje do të jetë 4 për qind.

Rritja prej 3.8 për qind gjatë këtij viti ka tejkaluar parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës se rritja do të jetë 3.5 për qind.

Kjo rritje është më e madhe krahasuar me vitin e kaluar, që sipas vlerësimeve të BQK-së ishte 2.7 për qind./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritja-ekonomike-ne-vitin-2015-pritet-te-jete-3-8-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala