Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione në bujqësi, zbret kamatat e kredive bujqësore

Autori:Gazeta Fjala

 

Banka Qendrore e Kosovës në raportin e saj vjetor për 2015 ka konstatuar se është rritur në masë të madhe numri i kredive që jepen për bujqësi e po ashtu kanë shënuar rënie normat e interesit për kreditë bujqësore.

Dhe për këtë thuhet se ka ndikuar rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për fermerët nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Normën e dytë më të lartë të rritjes prej 20.3 për qind e regjistroi kreditimi i sektorit të bujqësisë që paraqet një përmirësim të theksuar krahasuar me rritjen prej 8.7 për qind të shënuar në vitin 2014. Përmirësimi mund të jetë ndikuar nga dyfishimi i buxhetit të qeverisë për vitin 2015 për programin e subvencioneve dhe granteve në këtë sektor, gjë që u reflektua edhe në rritjen e numrit të bizneseve të reja të regjistruara në këtë sektor. Deri në vitin 2015, janë raportuar rreth 40 për qind më shumë biznese të reja në sektorin e bujqësisë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Njëkohësisht, edhe norma e interesit në kreditë e reja ndaj sektorit të bujqësisë në vitin 2015 shënoi rënien më të theksuar prej 4.3 pikë përqindje krahasuar me sektorët tjerë. Si rrjedhojë e zvogëlimit të theksuar, në vitin 2015, norma e interesit në kreditë për ndërmarrjet bujqësore ishte më e ulëta nga të gjithë sektorët e tjerë për dallim nga vitet paraprake kur normat e interesit për ndërmarrjet bujqësore ishin më të lartat”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritja-e-buxhetit-per-grante-dhe-subvencione-ne-bujqesi-zbret-kamatat-e-kredive-bujqesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala