Rritet prodhimi dhe eksporti i verës nga Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndërkaq vetëm verë e eksportuar në vitin 2015 ishte rreth 8.3 milionë litra verë, në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian. Në vitin 2014 Kosova eksportoi verë rreth 5.6 milionë litra verë.

Viti 2015 ishte vit i mirë për rrushin dhe verën në Kosovë, krahasuar me vitet paraprake. Prodhimi dhe shitja ishte në nivel të lartë, për dallim nga vitet e kaluara.

Sipas statistikave që kanë nxjerrë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe shoqata e verëtarëve në vitin 2014 në Kosovë u prodhuan 10 milionë e 78 mijë e 187 litra verë. Në vitin 2014 u prodhuan rreth 4.7 milionë litra verë.

Ndërkaq vetëm verë e eksportuar në vitin 2015 ishte rreth 8.3 milionë litra verë, në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian. Në vitin 2014 Kosova eksportoi verë rreth 5.6 milionë litra verë.

Aktualisht në Republikën e Kosovës operojnë 24 kompani të licencuara nga MBPZHR që merren me përpunimin e rrushit dhe produkteve tjera nga rrushi dhe vera. Sipërfaqja aktuale me vreshta është 3220.63 hektar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-prodhimi-dhe-eksporti-i-veres-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala