Rritet papunësia në Gjermani

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i të papunëve në Gjermani shënoi një rritje gjatë muajit korrik, duke nënvizuar rreziqet e rritjes së ekonomisë më të madhe në Evropë, sipas të dhënave të publikuara.

“Papunësia e paqëndrueshme sezonale u rrit me 9.000 persona, duke arritur në 2,99 milionë këtë muaj, pasi ata që mbaruan shkollën dhe trajnimet vërshuan drejt tregut të punës”, deklaroi Agjencia Federale e Punës në Gjermani.

\”Sidoqoftë, në pikëpamjen e përgjithshme, tregu i punës është në formë\”, u shpreh shefi i Agjencisë Federale të Punës, Frank-Jurgen Weise, i cili shtoi se arsyet e rritjes së kërkesës për punë kanë qenë aplikimet e përkohshme gjatë muajve të verës.

Shkalla e papunësisë ruajti ritmin e 6,4 për qind, më e ulëta që prej bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.

Në terma të paqëndrueshme sezonale, papunësia në Gjermani u rrit në 61.000 nga qershori, duke arritur në gjithsej 2,77 milionë.

Kjo do të thotë 99.000 më pak sesa korrikun e vitit të kaluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-papunesia-ne-gjermani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala