Rritet numrin e pacientëve të prekur nga gripi sezonal

Autori:Avdyl Pajaziti

Fillimi i rënies se temperaturave ka bërë që menjëherë të shtojë numrin e pacientëve që po kërkojnë ndihmë në qendrat mjekësore.

Drita Peqani, mjeke në qendrën kryesore të Mjekësisë familjare në Prishtinë, tregon se për numrin në rritje të pacientëve.

“Numri i pacienteve të cilët kërkojnë ndihmë me skuqje të fytit, me djegësi të fytit, kollitje, ethe, temperaturë për shkak të ndryshimit të temperaturave vetëm se ka fillua të rritet”, ka thënë Peqani, raporton televizioni publik.

Njëra nga pacientet e cila kërkonte ndihmë mjekësorë në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, shpjegon gjendjen e saj shëndetësore.

“Se di pse, por kam dhembje fyti. Ndoshta kam pirë ujë shumë, apo jam djersitur”, thotë ajo, të cilës mjekja i përshkruan disa tableta për fyt dhe paracetamoll për ethe e temperaturë.

“Rastet më të prekura janë të moshave të reja”, thotë Peqani.

“Studentët, për arsye ndoshta për shkak të frekuentimit nëpër vende pak më publike, fakultete apo diskoteka. Kështu që edhe virusi si virus më shpejtë përhapet se sa nëpër shtëpi apo ne vendet që nuk janë të frekuentuar”, thekson më tej ajo.

Peqani këshillon të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike të marrinë vaksinën kundër gripit sezonal.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-numrin-e-pacienteve-te-prekur-nga-gripi-sezonal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala