Rritet numri i udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i udhëtarëve të cilët vijnë në Kosovë, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë muajit korrik, është rritur dukshëm. Rritje kjo e cila reflektohet, për shkak se një numër i madh i diasporës kosovare, preferojnë që pushimet e tyre t’i kalojnë në vendlindje.

Megjithëse ka rritje të numrit të udhëtarëve, krahasuar me muaj më parë, numri i udhëtarëve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, mbetet i njëjtë.

Kështu të paktën thonë zyrtarë të ANP-së. Valentina Gara, zëdhënëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i ka thënë “KosovaPress-it”, se numri i atyre që udhëtojnë përmes këtij aeroporti, gjatë këtij muaji është rritur dukshëm.

“ Kuantiteti i numrit te udhëtareve në arritje, gjatë këtij muaji, është rritur ne mënyre te dukshme, krahasuar me muajt e kaluar te këtij viti, pasi që tani diaspora kanë filluar te vijnë. Kuantiteti është në një nivel të njëjtë, krahasuar me periudhën e vitit te kaluar. Nuk ka ndonjë dallim shumë të dukshëm”, ka pohuar Gara.

Ndryshe, muaji korrik dhe gusht, janë muajt gjatë të cilëve numri i udhëtarëve që vijnë në Kosovë, përmes ANP-së, pëson rritje, pasi që gjatë këtyre dy muajve, diaspora jonë në numër mjaftë të madh, viziton Kosovën, ku dhe preferojnë t’i kalojnë ditët e pushimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-numri-i-udhetareve-ne-aeroportin-e-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala