Rritet numri i fëmijëve që punojnë

Autori:Avdyl Pajaziti

Qindra fëmijë në Kosovë pretendohet se kryejnë punë të rënda. Shumë prej tyre detyrohen të kërkojnë lëmoshë. Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se çdo vit rritet numri i kësaj dukurie, e që më pas evidentohen edhe fëmijët.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se derisa në gjashtë mujorin e parë të vitit 2013, janë identifikuar 93 fëmijë në rrugë, që kryejnë punë të rënda apo kërkim lëmoshe, në periudhën e njëjtë të vitit 2014, janë evidentuar 224 fëmijë.

Zyrtarja Sevlete Krasniqi nga Minsitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë e Kosovës, ka bërë të ditur se Qendra për Punë Sociale bën identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në nevojë.

Sidoqoftë, sipas zyrtarëve që merren me të drejtat e fëmijëve, një pjesë e madhe e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë janë nga vendet e rajonit, kryesisht nga Shqipëria.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-numri-i-femijeve-qe-punojne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala