Rritet numri i aktivistëve opozitarë para kuvendit

Autori:Gazeta Fjala

Është rritur numri i aktivistëve të partive opozitare para Kuvendit të Kosovës.  Gazetarja jonë që gjendet aty, njofton se numri i qytetarëve është më i madh krahasuar me herën e fundit kur ata ishin mbledhur në përkrahje të deputetëve opzitar që bllokuan mbajtjen e seancës.

Nol Nushi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një fjalim para qytetarëve të mbledhur.

“Ne si qytetarë dhe opozitë e bashkuar nuk do tërhiqemi nga protestat, deri në tërheqjen e këtyre nënshkrimeve,” ka thënë ai./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-numri-i-aktivisteve-opozitare-para-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala