Rritet kostoja e ndërtimeve në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” për TM2 2015. Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit (IKN) në Kosovë është rritur për 0.5% në tremujorin e dytë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015

Ngritje e indeksit të çmimeve të kostos të ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: Ngritje e çmimeve te pagat për 4.2%, me një ndikim në IKN prej 0.7%; energjia për 0.6 %, pa ndonjë ndikim të theksuar në IKN.

Ngritja e çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve te kostot e tjera për -0.7% pa ndonjë ndikim në IKN, si dhe te materialet ndërtimore për -0.3% me një ndikim prej -0.2% në IKN.

Kurse, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2014), Ideksi i Kostos së Ndërtimit, po ashtu është rritur për 0.4%.

Ngritje e Indeksit të çmimeve të kostos të ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: Ngritje e çmimeve te energjia për 15.8%, me një ndikim prej 0.2%: te pagat çmimet u ngritën për 4.4%, me një ndikim prej 0.7%: te materialet hidro-sanitare për 2.4%, me një ndikim prej 0.1%; te makineritë, çmimet u ngritën për 1.5%, me një ndikim prej 0.1%; te materialet elektrike, çmimet u ngriten për 1.1%, me një ndikim prej 0.1% në IKN.

Ngritja e çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve të materialeve ndërtimore për -1.3%, me një ndikim prej -0.8%, si dhe kostot e tjera me -0.4%, pa ndonjë ndikim të theksuar në IKN.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-kostoja-e-ndertimeve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala