Rritet interesimi i kompanive gjermane për investime në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kanë kaluar pothuajse një muaj, nga takimi i Kryeministrit Isa Mustafa me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku ndër të tjera ishte diskutuar me theks të veçantë mundësia e rritjes së investimeve gjermane në Kosovë.

Oda Ekonomiko Gjermano-Kosovare, në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri”, ka thënë se që nga takimi i fundit i kryeministrit Mustafa me kancelaren gjermane Merkel, është vërejtur një interesim i shtuar i bizneseve gjermane për të investuar Kosovë. “Edhe pse është kohë e shkurtër të bëhet ndonjë krahasim me periudhën e kaluar, apo të nxirret ndonjë konkluzion i saktë, megjithatë javëve të fundit vërehet një interesim i shtuar i bizneseve gjermane për të investuar në Kosovë”.

Megjithatë kjo odë në përgjigjen e saj ka shtuar se kjo punë kërkon kohë dhe angazhim. “Por duhet të kemi parasysh që planet për të investuar në Kosovë, kërkojnë kohë dhe angazhim, ku secili investitor i huaj mundohet që ta studioj tregun tonë sa ma mirë, para se të merr vendim për të investuar”, thuhet në përgjigjen e Odës Ekonomike për “Zërit”.

Gjithashtu sipas OEGJK-së, vizita e kryeministrit Isa Mustafa, ka pasur një jehonë edhe në vendet tjera gjermano folëse e sidomos te diaspora Kosovare, në veçanti në Zvicër ku kemi rastin konkret të një partneriteti Kosovaro-Zviceran i iniciuar nga një mërgimtar nga rajoni i Prizrenit për investim në sektorin e bio – produkteve. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-interesimi-i-kompanive-gjermane-per-investime-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala