Rritet importi prej Serbisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbia vazhdon të jetë vendi prej nga Kosova blen më së shumti mallra. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vendi ynë ka importuar vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar mbi 31 milionë euro prej Serbisë, apo rreth 3 milionë euro më tepër se periudha e njëjtë e një viti më herët.
“Përqindja më e madhe e mallrave të importuar për dhjetorin 2014 është nga Serbia me 13.8 për qind”, thuhet në raportin e statistikave të tregtisë së jashtme për dhjetorin e fundit. Sipas ASK, pas fqiut tonë verior, Kosova ka importuar më së shumti nga Gjermani, Turqia e kështu më radhë.
Sa i përket eksportit, kinezët janë ata që konsumojnë më së shumti mallrat e Kosovës duke prirë bindshëm me 27 për qind të mallrave, pastaj vjen Shqipëria me 15 për qind, ndërsa India me 12.3 për qind.
Kosova vazhdon të ketë deficit të thellë tregtar.

Sipas të dhënat të tregtisë së jashtmet nxjerra nga ASK, deficiti tregtar për muajin dhjetor 2014 është 198,4 milionë euro, një ulje krahasuar me deficitin prej 201,4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2013. Eksporti mbulon importin me vetëm 11.8%.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-importi-prej-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala