Rritet fitimi i bankave

Sistemi bankar ka vijuar tendencën e tij pozitive përsa i përket fitimeve edhe në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave mujore të Shoqatës së Bankave, për periudhën janar-shkurt, fitimi i sistemit bankar në Shqipëri arriti në 5.4 miliardë lekë, me një rritje prej 83% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e fitimit ka çuar dhe në përmirësimin e ndjeshëm të treguesve të rentabilitetit. Kthyeshëria nga aktivet u rrit në 2.5% në shkurt 2015, nga 1.4% që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë.
Kthyeshmëria nga kapitali arriti në 28.3%, nga 16.9% një vit më parë.
Ulja e kredive me probleme i ka ]liruara bankat nga shpenzimet e larta për provigjione, që vitet e fundit kishin gërryer fitimete bankave. Statistikat mujore të Shoqatës së bankave bëjnë të ditur se niveli i kredive me probleme (NPL) ishte 22.5% e totalit në shkurt 2015, duke shënuar rënie në krahasim me fundin e 2014-s, kur ishte 22.8% (po kaq qëndroi dhe në janar).
Në vitin 2014, Sistemi bankar shqiptar ka deklaruar fitime prej 11.1 miliardë lekësh (rreth 80 milionë euro), niveli më i lartë rekord i arritur ndonjëherë, sipas statistikave tremujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Më parë, rekordi ishte vendosur në 2007-n, kur sistemi bankar raportoi fitime prej 10.5 miliardë lekësh.