Rritet çmimi i naftës

Autori:Avdyl Pajaziti

Çmimi i naftës së papërpunuar të mërkurën në mëngjes është tregtuar për 44.05 dollarë për një fuçi, që njëherësh paraqet çmimin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2015.

Në fillim të javës çmimi global i naftës shënoi rritje të vogël nga shkaku i pritjeve të tregut lidhur me marrëveshjen për ngrirje të prodhimtarisë që pritet të arrihet në takimin e radhës të shteteve të OPEC-ut dhe atyre që nuk janë pjesë e OPEC-ut, që do të mbahet më 17 prill.

Të martën, çmimi i naftës së papërpunuar u tregtua për 43.40 dollarë për një fuçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-cmimi-i-naftes-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala