Rritet Bruto Produkti Vendor

Autori:Avdyl Pajaziti

Në bazë të statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Bruto Produkti Vendor (BPV) shënon një rritje reale për 0.22 për qind në krahasim me tre mujorin e parë të vitit paraprak.

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 26.2 për qind; hotelet dhe restorantet me 28.2 për qind; aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 2.9 për qind.

Rënie shënuan te: bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi me -1.7 për qind; industria nxjerrëse -7.6 për qind; industria përpunuese me -0.1 për qind; furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ujë -14.1 për qind; ndërtimtaria me -14.1 për qind; transporti dhe magazinimi me -4.3 për qind; afarizmi me pasuri të patundshme me -2.1 për qind; administrimi publik me -7.9 për qind; dhe shërbime të tjera me -17.2 për qind.

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje veçanërisht në: shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe Institucionet Jopërfituese në Shërbim të Ekonomive Shtëpiake (IJPShESh) me 2.6 për qind, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak; eksporti i mallrave dhe shërbimeve me 15.0 për qind; dhe importi i mallrave dhe shërbimeve me 5.3 për qind. Ndërsa, rënie shënuan: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me -8.7 për qind, formimi i bruto kapitalit me 2.5 për qind. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-bruto-produkti-vendor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala