Rritet Bruto Produkti Vendor

Ka shënuar rritje Bruto Produkti Vendor për 3,4 për qind, në krahasim me tre mujorin e kaluar, transmeton Gazeta Fjala.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e BPV-së për TM3 të vitit 2015, ku është shënuar rritja më e madhe në krahasim me këtë vit dhe atë .
Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: Transporti dhe magazinimi 21.5%; Industria nxjerrëse 21.1%; Ndërtimtaria 20.6%; Afarizmi me pasuri të patundshme 11.2%; Furnizimi me energji elektrike, gaz, ujë 11.0%; Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 9.5%; Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 7.2%, thuhet në publikim.
Kurse, rënie shënuan: Shërbimet e tjera 46.8%; Administrimi publik 8.6%; Hotelet dhe restorantet 6.1%; Bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi 3.4%./Gazeta Fjala/