Rritet borxhi publik

Autori:Avdyl Pajaziti

Borxhi publik i Kosovës ka arritur në 1.8 miliard euro, e që është shifra më e lartë deri më tani.  Kështu ka njoftuar Banka Qëndrore e Kosovës në buletinin e saj mujor.

Që nga viti 2007, kur borxhi publik ishte 520.6 milion euro, borxhi i shtetit ka shënuar rritje të përvitshëm.  Vitin e kaluar, borxhi ishte 1,725 miliard, ndërsa për këtë vit është rritur për 87 milion euro, transmeton Gazeta Fjala.

Borxhi i Qeverisë shënon të jetë 330 milion, apo 18.2 për qind e borxhit total, ndërsa Banka Qendrore e Kosovës ka gjithsej 70.3 milion euro borxh, transmeton Gazeta Fjala.

Nga i gjithë borxhi  publik, 1.4 miliard e saj është borxh i pa garantuar ndërsa pjesa tjetër është e garantuar.

Ndërsa sektorët e tjera publike e përbëjnë 22.84 për qind të borxhit apo thënë në euro, janë 414 milion./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-borxhi-publik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala