Rritet bashkëpunimi Kosovë-Turqi

Autori:Zekirja Shabani

Kosova dhe Turqia do të rrisin edhe ë tejë bashkëpunimin. Kësaj radhe në fushën e bujqësisë, në mënyrë që të ketë mbështetje direkte edhe më të madhe për fermerët ekzistues, por edhe për ata që dëshirojnë të merren me veprimtari bujqësore.

Për këtëjanë taakuar dhe dakorduar të premten Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi me koordinatorin e Agjencisë Turke për Rindërtim dhe Zhvillim – TIKA, Eyup Umutlu.

Ministri Krasniqi tha se në fushën e bujqësisë Kosova mund të mësojë shumë nga Turqia, në veçanti në prodhim dhe përpunim.

Ndërkaq, koordinatori Eyup Umutlu tha se TIKA është shumë e interesuar që të rrisë mbështetjen në bujqësi, qoftë në përkrahje direkte për fermerët, apo edhe në aspekte që lidhen me ngritjen e kapaciteteve dhe edukimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rritet-bashkepunimi-kosove-turqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala