Rriten telashet me rrymë

Autori:Avdyl Pajaziti

KEDS njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit ka rënë nga prodhimi njësia B2 e Termocentralit Kosova B e KEK-ut.

Pasi të gjitha proceset në sektorin e energjisë bëhen në pajtim me planifikimet paraprake, kjo ka rënduar furnizimin me energji elektrike, kur dihet se B2 përbën rreth 35 për qind të prodhimit vendor. Pra, rënia e tij ka shkaktuar një mungesë të menjëhershme të rreth 250 megavatë/orë, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS dhe KEK po angazhohen maksimalisht që kjo situatë emergjente të tejkalohet sa më shpejt. KEDS ka vepruar menjëherë duke siguruar import prej 150 megavatë/orë shtesë, përderisa KEK ka siguruar 100 megavatë/orë të tjerë.

Pra, sasia që e prodhon ky bllok tashmë është e siguruar. Por, fatkeqësisht importi nuk mund të jetë efektiv para 2 orësh për shkak të rregullave ndërkombëtare.

Prandaj, situata pritet të normalizohet në orën 12:00 kur do të jetë efektiv importi dhe nuk do të ketë më reduktime, thuhet në njoftim

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rriten-telashet-me-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala