Rriten të hyrat e qeverisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Financave, Avdulla Hoti ka bërë të ditur se të hyrat buxhetore për periudhën janar-shtator të këtij viti kanë shënuar rritje prej 7.8 për qind, në krahasimi me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Hoti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, gjatë informimit të kabinetit qeveritar lidhur me të hyrat buxhetore, ka thënë se kjo rritje ka ardhur si rezultat i shtimit të aktiviteteve ekonomike, transmeton lajmi.net.

“Të hyrat e përgjithshme buxhetore gjatë periudhës janar-shtator kanë arritur 1 miliardë e 65 milionë euro, që është një rritje prej 7. 8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kryesisht si rezultat i aktivitetit të shtuar ekonomik në Kosovë. Të hyrat nga taksat kufitar kanë arritur në 680.3 milionë euro që është 7.3 për qind me shumë krahasuar me vitin paraprak. Kontributin me të madh në këtë e kanë dhënë të hyrat nga akciza dhe TVSH-ja. Të hyrat e arketuara në vend janë rritur për 11.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të viti paraprak dhe kanë arritur në 246.1 milionë euro që është 72.4 për qind e planit vjetor”, tha Hoti.

Hoti tha se kanë pasur një ngecje prej 14.5 për qind të të hyrave vetanake të komunave, si dhe nga dividenta e PTK-së, që është paraparë për këtë viti t’i marrin 30 milionë euro

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rriten-te-hyrat-e-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala