Rriten pensionet për 100 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Kosovë janë rreth 25 mijë familje me mbi 130 mijë anëtarë që përfitojnë ndihmë sociale prej 40 deri në 80 euro në muaj. Por, nga 17 tetori i këtij viti, kur edhe shënohet Dita e Varfërisë, këto familje do të marrin këtë ndihmë sociale me 25 % rritjeje. Përveç tyre me gëzim fundin e vitit do ta presin edhe pensionistët, pasi që edhe pensionistët kontributdhënës nga muaji dhjetor i këtij viti do t’i marrin pensionet e tyre me 100 euro rritje

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se falë kursimeve të Qeverisë dhe disiplinimit të skemës sociale ka arritur të kursejë mjete me të cilat edhe do të bëjë këtë rritje të asistencës sociale dhe të pensioneve.

“Marrja e këtij fondi nga autoritetet në Serbi është një padrejtësi që i është bërë pensionistëve kontributdhënës, ata që kanë ndërtuar Kosovën. Mjete të cilat ata i kanë kursyer tani gjenden në Serbi. Ne kemi filluar dhe po bëjmë presion tek ata që merren me dialog që edhe kjo të jetë temë e dialogut, sidoqoftë këto zhvillime në 8 muajt e fundit kanë treguar se janë tema më të mëdha politike në agjendë. Ne besojmë që pasi të kryhen këto agjenda të mëdha politike edhe kjo temë të vijë në tavolinë e të diskutohet për ta..”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rriten-pensionet-per-100-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala