Rriten kërkesat për targa KS

Autori:Avdyl Pajaziti

Prej se ka nisur të zbatohet Marrëveshja për Lëvizje të Lirë mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht prej 12 gushtit 2015, kërkesat e drejtuesve të automjeteve në vend për t’u pajisur me targa KS, të cilat i ka lëshuar fillimisht administrata e UNMIK-ut, janë shtuar.

Kjo për faktin se me këto targa për të udhëtuar në Serbi duhet paguar vetëm polica e sigurimit TPL Plus që kushton 40 euro në vit dhe që e mbulon edhe Maqedoninë, përderisa lëvizja me targa RKS në territorin e Serbisë është shumë e shtrenjtë.

Me këto të fundit, përpos policës së sigurimit 40 euro, kosovarët detyrohen të paguajnë 16 euro vetëm me rastin e hyrjes në territorin e Serbisë për targat “Proba” dhe taksat komunale, plus 5 euro shtesë për çdo ditë qëndrimi në Serbi.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës bëjnë të ditur për gazetën “Zëri” se prej 12 gushtit deri më 20 gusht 2015, rreth 300 qytetarë kosovarë janë pajisur me targa KS.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rriten-kerkesat-per-targa-ks/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala