Rriten investimet e huaja

Autori:Avdyl Pajaziti

Investimet e huaja në dy muajt e parë të këtij viti janë rritur për 56.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa sa i përket vlerës e investimeve që përfshijnë periudhën janar – shkurt 2015, janë 52.3 milionë euro.

Këto e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa.

Sipas tij, gjatë periudhës janar-prill në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), janë regjistruar 136 kompani me pronësi të huaj. Mustafa përmes përgjigjeve elektronike ka treguar se investimet e reja të regjistruara janë kryesisht nga shtetet si Shqipëri, Turqi, Austri, Gjermani, Itali, Zvicër, SHBA etj.

Ndërsa, Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë se ende është herët të analizohet gjendja e investimeve të huaja në periudhën e parë të këtij viti.

Në ndërkohë, Agim Shahni, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), thotë se investimet e huaja janë më të vogla si vlerë në krahasim me vendet e rajoni.

Ndryshe, vendi gjatë vitit të kaluar kishte përgjysmim të të hyrave nga investimet e huaja direkte. Kjo rënie sipas ekspertëve kishte ardhur si pasoj e bllokadës politike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rriten-investimet-e-huaja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala