Rriten gjasat e “konfliktit të armatosur” në Evropë

Autori:Avdyl Pajaziti

Intensiteti në rritje i ushtrimeve ushtarake, të kryera nga Rusia dhe NATO-ja, po i rrit gjasat e një konflikti të armatosur në Evropë, ka paralajmëruar instituti ‘Rrjeti i Lidershipit Evropian’, me seli në Londër.

Drejtori i Institutit, Ian Kearns, ka thënë se lojërat paralajmëruese “po i kontribuojnë klimës së mosbesimit”.

Kearns është bashkautor i studimit, i cili ka analizuar në detaje stërvitjet ushtarake të mbajtura këtë vit nga Rusia dhe NATO-ja, të cilat janë në mosmarrëveshje të thella për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë.

Ai ka thënë se ka shenja se “Rusia është duke u përgatitur për konflikt me NATO-n dhe se NATO-ja është duke u përgatitur për konfrontim të mundshëm me Rusinë”, transmeton Rel.

Ushtrimet “mund të ushqejnë pasigurinë” dhe të rrisin “rrezikun e përplasjeve ushtarake”, thuhet në studim.

Po sipas tij, NATO planifikon rreth 270 ushtrime këtë vit, ndërsa Rusia ka njoftuar për 4,000 stërvitje në të gjitha nivelet.

NATO-ja ka kritikuar raportin duke thënë se ai “gabimisht i vë ushtrimet e Rusisë dhe të NATO-s në të njëjtin nivel”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rriten-gjasat-e-konfliktit-te-armatosur-ne-evrope/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala