Rrihen aktivistët e AAK-së brenda stacionit policor

Policia e Kosovës ka përdorur dhunë ndaj aktivistëve të AAK-së edhe brenda në stacion të policisë.
AAK thekson se në mesin e të rrahurve keq është edhe Armend Loshaj, i lindur me 1996, i cili është arrestuar pa qenë i përfshirë në akte të dhunshme dhe është rrahur, brenda stacionit policor, gjë që është shkelje e rëndë e detyrave të policisë dhe drejtave të njeriut.
“Keqtrajtimin e tij fizik e ka konfirmuar edhe avokati i tij. Drejtori i policisë dhe Ministri duhet që urgjentisht të japin sqarime për dhunën që policia po e përdorë brenda objekteve të saj. Polica duhet ta kryej detyrën e jo të shndërrohet në polici të politike. AAK do të ushtrojë padi kundër policëve dhe urdhërdhënësve të tyre për dhunë ndaj qytetarëve që i mban në paraburgim. Ligji nuk mbrohet duke përdorur kërbaçin ndaj fëmijëve dhe qytetarëve të pambrojtur!”, thuhet në reagimin e AAK-së.