Rrëzohet helikopteri, vriten ambasador i Norvegjisë dhe i Filipineve

Gruaja e ambasadorit të Indonezisë dhe ajo e atij të Malajzisë, si dhe dy pilotët pakistanezë, vdiqën gjithashtu në këtë aksident, njofton BBC.
Diplomatët po udhëtonin në një pjesë të rajonit të kontestuar, Kashmirit, për të ndjekur hapjen e një projekti të turizmit atje.
Zëdhënësi ushtarak, Asim Bajwa, në një postim në Twitter, tha se pesë persona të tjerë që ishin u helikopterë u plagosën, duke përfshirë edhe ambasadorin holandez dhe atë polak.
Njëmbëdhjetë huajt dhe gjashtë pakistanezë ishin në bordin e helikopterit MI-17, shkaku i rrëzimit të të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif ishte planifikuar të përurojë objektin turistik, por avioni i tij ndryshoi drejtimin pasi u njoftua për aksidentin tragjik.