Rrëzohet helikopteri ushtarak në Serbi, shtatë të vdekur

Autori:Avdyl Pajaziti

Një helikopter i ushtrisë serbe, i cili po bartte një foshnje të sëmurë për në Beograd, është rrëzuar pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit serb, ku kanë humbur jetën shtatë persona.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se shtatë njerëz kanë qenë në bord, në mesin e tyre katër anëtarë të ekuipazhit, dy infermiere dhe foshnja.

Radio-televizioni i Serbisë raporton se të gjithë  personat që ishin në helikopter kanë vdekur.

Helikopteri, prodhim rus, është nisur nga rajoni i Rashkës.

Shkak i aksidentit raportohet të ketë qenë mjegulla e dendur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrezohet-helikopteri-ushtarak-ne-serbi-shtate-te-vdekur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala