Rrëzohet edhe një helikopter rus, 10 të vdekur

Autori:Avdyl Pajaziti

Një helikopter rus që transportonte punëtorët në fushat e naftës, u rrëzua në Siberinë lindore duke shkaktuar vdekjen e dhjetë udhëtarëve dhe plagosje e 15 të tjerëve.

Helikopteri Mi-8 u ngrit nga Igarka në rajonin Krasnoyarsk dhe u rrëzua dy kilometra më larg përgjatë lumit Yenisei.

Ai mbante punëtorët në fushën e naftës dhe gazit në Vankor, ku në dimër mund të arrihet vetëm me helikopter, duke bërë ulje mbi lumin e ngrirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat ruse citojnë një prokuror i cili tha se në aksidentin që ndodhi të enjten, u vranë dhjetë persona dhe se 15 prej tyre u plagosën. Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit, i cili është në pronësi të kompanisë ajrore Turukhan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrezohet-edhe-nje-helikopter-rus-10-te-vdekur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala