Rreziqet nga ngrohja globale

Autori:Avdyl Pajaziti

Viti 2015 ka shënuar edhe rekordin, pasi temperatura mesatare është rritur me 1 gradë celcius. Oqeani i ngrirë i Veriut po shkrin me një shkallë alarmante prej 9% në dekadë dhe trashësia e tij ka rënë me 40% që nga viti 1960.

Po ashtu, shkrirja e shumë akullnajave kanë sjellë një pasojë direkte në ngritjen e nivelit të ujërave. Matja e fundit e kryer nga NASA në muajin gusht, tregon se niveli i ujërave në vitin 2015 është rritur me 3.24 milimetra. Po ashtu, habitate në pjesë të ndryshme të globit janë shkatërruar. 2/3 e arinjve polarë dhe 33% e pinguinëve janë zhdukur.

Temperaturat e ngrohta kanë rritur edhe thatësirat. Avullimi i madh, sidomos gjatë stinës së verës dhe vjeshtës, ka përkeqësuar kushtet dhe ka rritur rrezikun e zjarreve. Afërsisht 100.000 zjarre janë raportuar, 125% mbi mesataren e 10 viteve të fundit. Shkencëtarët ndërkohë paralajmërojnë se do të rritet edhe shpeshtësia e shirave, duke vënë ne rrezik shumë komunitete për shkak te përmbytjeve. Reshjet vjetore janë rritur mes 5 dhe 10 për qind që nga fillimi i shekullit të 20-të.

Dioksid karboni është në nivelet më të larta, çka tregon se bota po shkon drejt një territori të pazbuluar. Një ndikim të madh kanë pasur shpyllëzimet, fabrikat, dora e njeriut, përdorimi i shumtë i makinave apo shpërthimet vullkanike të cilët së bashku e kanë çuar nivelin e dioksidit të karbonit në atmosferë 400 ppm.

Studimet shkencore tregojnë se përqendrimi i lartë i këtij gazi të dëmshëm rrit ndotjen e smogut në disa zona dhe intensifikon alergjitë dhe asmtën. Numri i të afektuarëve në mbarë botën është rritur gjate dekadës së fundit, duke dhënë efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut.

– See more at: http://politiko.net/rreziqet-nga-ngrohja-globale/#sthash.JmgLoGLI.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rreziqet-nga-ngrohja-globale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala