Rrëzimi i vinçit në Mekë: 107 të vdekur dhe 230 të plagosur

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i personave të cilët kanë humbur jetën pasi një vinç u shemb në Xhaminë e Madhe të Mekës ka shkuar në 107. Ndërkohë, 230 të tjerë kanë kërkuar ndihmë në spital, pasi janë plagosur nga aksidenti që besohet se ka ndodhur për shkak të kohës së keqe.
Mbrojtja Civile në Arabinë Saudite tha se goditja e një vetëtime ka bërë që vinçi të shembet tokë. Incidenti ndodhi në kohën kur shumë njerëz kishin shkuar për lutjet e së premtes, saktësisht në 17:23 me orën lokale.
Me kalimin e orëve, edhe numri i viktimave është rritur. Aktualisht, Meka është duke u përgatitur për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Qindra mijëra njerëz pritet që të shkojnë në këtë vend nga e gjithë bota në fund të këtij muaji.
Autoritetet saudite janë përgatitur qysh tani për të përmbushur të gjitha kushtet e pritjes së miliona myslimanëve, të cilët do të mblidhen në vendin e shenjtë të Mekës.
Vitin e kaluar, mbretëria arabe reduktoi numrin e njerëzve të lejuar për të performuar në ritin e Haxhit, kjo për shkak sigurie sepse po punohej për të zmadhuar Xhaminë e Madhe./ Top Channel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrezimi-i-vincit-ne-meke-107-te-vdekur-dhe-230-te-plagosur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala