Rreziku në rrugët e Kosovës shumë i madh, brenda 24 orëve – 70 aksidente

Autori:Avdyl Pajaziti

ëse bazohemi në statistikat e aksidenteve në komunikacion, rrugët e Kosovës rezultojnë të jenë tepër të rrezikshme. Vetëm gjatë 24-orëshit të fundit, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 70 aksidente komunikacioni.

Nga këto 70 aksidente, 26 prej tyre janë aksidente të cilësuara si me lëndime dhe 44 aksidente të cilësuara pa të lënduar.

Por, ajo që vlen të theksohet është se gjatë këtij 24-orëshi, asnjë person nuk ka humbur jetën nga aksidentet e trafikut, shkruan Telegrafi.

Numri i tiketave të shqiptuara nga ana e Policisë së Kosovës, për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor gjatë 24-orëshit të fundit, ka qenë 698 sosh.

Ndërsa, po gjatë këtij 24-orëshi, 29 persona janë arrestuar, ndërsa 23 të tjerë janë marrë në mbajtje. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rreziku-ne-rruget-e-kosoves-shume-i-madh-brenda-24-oreve-70-aksidente/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala