Rrezikojnë jetën për “selfie” (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ervin Punkar 17-vjeç bashkë me dy shokët e tij, Keivo Pint 19-vjeç dhe Juri Uluots 17-vjeç janë ngjitur në kullën e ndërtuar në vitin 1857 pa asnjë masë sigurie.

Djemtë kishin marrë me vete një GroPro dhe një shkop, në mënyrë që fotot të ngjanin më bukur. Pavarësisht se gabimi më i vogël mund t’ju kushtotne me jetë, djemtë nuk janë bërë aspak pishman për aventurën e tyre.

“Ne e morëm si një sfidë, e paramenduam se do të jetë shumë bukur dhe ashtu doli të ishte. Na është dashur një orë që të ngjitemi deri në maje, por ia vlejti. Ne kemi filmuar dhe duam t’u tregojmë të gjithëve sa bukur ishte”, është shprehur Ervin Punkar.

Ai ka shtuar se për asnjë moment nuk e kanë ndjerë rrezikun, ndërsa do të vazhdojë të ngjitet nëpër ndërtesa të larta. Sipas tij, ai e bën këtë gjë që nga mosha 14-vjeçare.

selfi1

selfi2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrezikojne-jeten-per-selfie-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala