Rrezikohet projekti 22 milionësh i kolektorit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ecuria e ngadaltë për realizimin e projektit të ndërtimit të kolektorit dhe të impiantit të ujërave të zeza në Prizren, ka shtyrë këshilltarët opozitarë t’i akuzojnë pushtetarët e kësaj komune për dështim të realizimit projekteve kapitale, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër komunarët dhe bartësit e projektit kanë kundërshtuar këto pretendime, duke theksuar se realizimi i projektit është në vijim e sipër.

Këshilltarja e VV-së, Drita Millaku, akuzon Komunën për dështim të këtij projekti. Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, e cilëson VV-në shpifëse dhe fton publikun për përurimin e projektit në vitin 2015.

Ndërkaq, drejtori i KRU “Hidrorajoni jugor”, Besim Baraliu, ka theksuar se projekti është në realizim e sipër, pasi që të gjitha kontratat për ndërtimin e kolektorit dhe impiantin e ujërave të zeza janë nënshkruar.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrezikohet-projekti-22-milionesh-i-kolektorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala