Rrezikohet investimi “Brezovica”

Autori:Avdyl Pajaziti

Një zyrtar i afërt me investitorët e Projektit të Brezovicës ka thënë në kushte anonimiteti se ka rrezik që disa liderë partiak të jenë subjekt i gjykimit në Gjykatën Speciale, dhe risku politik është i madh.

Në projektin “Brezovica” sipas burimit janë parë shenja shqetësimi tek konsorciumi francez.
Investimi 400 milionësh nuk është i sigurt sipas burimeve të Kosova Sot.

Investitorët i ka kapur frika se vendi shumë shpejt mund të destabilizohet nga protestat dhe për pasojë ata po hezitojnë që të rrezikojnë paratë e tyre. Krejt kjo sipas tyre vjen për shkak të krijimit të Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, që do të gjykojë ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët i ka akuzuar raportuesi i KE-së, Dick Marty për krime lufte.

Sipas analistit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi formimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ketë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në biznes, por formimi i saj nxit trazira dhe rebelim, atëherë ky është edhe problemi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrezikohet-investimi-brezovica/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala