Rrezikohet Ballkani, po ikën rinia

Autori:Gazeta Fjala

Banka Botërore paralajmëron se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor po e humbin kapitalin njerëzor. Brenda 25 vjetëve, 4.9 milionë njerëz migruan nga Ballkani.

Gjatë 25 viteve të fundit rreth 5 milionë banorë kanë braktisur shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke emigruar në vendet tjera, kryesisht në shtetet e Bashkimin Evropian. Ky migrim tregon se nga Ballkani kanë ikur dhe po vazhdojnë të ikin, pjesa më jetike e këtij rajoni, kryesisht njerëz të shkulluar dhe të rinj.

Këtë shifër e ka publikuar Banka Botërore në raportin e fundit mbi ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit, duke paralajmëruar rajonin se është duke humbur një pjesë jetike të popullsisë së saj të re. Prandaj u kërkohet qeverive respektove që të marrin masa për t’u marrë me pasojat.

“Vendet e Evropës Juglindore (Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina) janë ndër rajonet me më shumë emigrantë të dërguar në botë, numër ky sa një e katërta e popullsisë aktuale të këtyre vendeve që jetojnë jashtë vendeve të tyre”, thuhet në raportin e BB, transmeton Telegrafi në Prishtinë.

“Që në fillim të viteve 1990, ka pasur një rrjedhje të qëndrueshme të emigrantëve nga këto vende drejt BE-së, me afërsisht 4.9 milionë njerëz që kanë lënë vendet e tyre”, tregon BB, e cila shpjegon dallimet nga emigrimi i viteve ’90 me këtë të viteve të fundit. “Viteve të 90-ta kur njerëzit largoheshin shkaku i konfliktit në Ballkan, tanimë shumica e tyre një gjë të tillë e bëjnë për shkaqe ekonomike”, thuhet në raportin e BB, përcjell albinfo.ch.

Sidomos rritja e ulët ekonomike që nga kriza globale financiare, papunësia kronike e lartë, niveli i të ardhurave në një të tretën e mesatares së BE-së, sipas raporti të BB,  kanë kufizuar gjenerimin e të ardhurave në familje në rajon.

“Si pasojë, njerëzit vazhdojnë të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike”.

Sipas raportit “shumica e emigrantëve janë të rinj, të moshës së punës, dhe në përgjithësi me arritje më të lartë të arsimit se sa grupmoshat e vendeve ku ata shkojnë” thuhet në raport.

“Numri i azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani nga rajoni thuajse është trefishuar në 78 mijë gjatë gjashtë muajve, nga janari deri në qershor të vitit 2015, në krahasim me vitin e kaluar. Kjo duhet të jetë një shtysë e mëtejshme për këto vende të Ballkanit që të ndërmarrin veprime që të zbusin ndikimin negativ të transformimeve të vazhdueshme demografike në vendet e tyre, në veçanti plakjen dhe tkurrjen e shoqërive të tyre”, vlerëson raporti i Bankës Botërore.

Raporti në fund u bënë thirrje qeverive të investojnë dhe të krijojnë mundësi që njerëzit të gjenerojnë të ardhura, në mënyrë që të motivohen të qëndrojnë ose të kthehen nga jashtë dhe të luftojnë edhe plakjen e shoqërive në vendet e tyre./Zeri.info

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrezikohet-ballkani-po-iken-rinia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala