Rrezik për luftë civile

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse pozita dhe opozita nuk merren vesh për tejkalimin e krizës parlamentare, atëherë rreziku për një konflikt brenda shqiptarëve është shumë i mundshëm. Madje konflikti mund të eskalojë në një luftë të panevojshme civile, që do të ishte katastrofike për Kosovën.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri”, deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe “rezistuesi i fundit” opozitar në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda.

Ai ishte i vetmi deputet nga opozita i cili jo vetëm që qëndroi në seancën e ratifikimit të MSA-së, por edhe votoi pro dhe bëri që të futet shtesa “Republikë” në marrëveshje.

Deda për këto dallime me partinë e tij dhe bllokun opozitar ka thënë se është i gatshëm që të bartë përgjegjësinë individuale, edhe pse këto dallime në botën demokratike, sipas tij, janë normale dhe “ata që mendojnë ndryshe kanë probleme me të kuptuarit e demokracisë”.

Deda ka ftuar kolegët e tij deputetë që të mos jenë “piun” të liderëve politikë, por të bartin përgjegjësinë individuale.

Ndërkohë ka përmendur Komisionin e Venedikut si propozim i cili do t’i jepte fund maratonës së krizës. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrezik-per-lufte-civile/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala