Rrezik edhe në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sulmet terroriste në Paris dhe dështimi i Francës kundër forcat terroriste, kanë ngritur shqetësim edhe në Kosovë dhe rajon për sulme eventuale.

Duke parë se Franca dy herë radhazi është sulmuar nga forcat ekstremiste, autoritetet e sigurisë nuk mund të premtojnë se kanë ofruar siguri të mjaftueshme për qytetarët e Kosovës.

Madje, kosovarët që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e luftërave në Irak dhe Siri shihen si rreziku potencial për Kosovën.

Por, sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, situata bëhet edhe më komplekse, për faktin se pjesë e grupeve ekstremiste po bëhen edhe qytetarë të religjioneve tjera.

“Ky është rrezik global nga terrorizmi dhe nuk ka shtet që mund të thotë se e ka siguruar veten, shtetin dhe nuk mund t’u ndodhë”, konsideron Naim Maloku, ekspert i sigurisë dhe ish-epror ushtarak.

Ai tha se shtetet shumë më të fuqishme se Kosova janë të atakuara nga terrorizmi ndërkombëtar, prandaj rreziku gjithmonë është permanent/Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrezik-edhe-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala