Rreth 703 mijë vetura me defekt

Fiat Chrysler po tërheq rreth 703 mijë vetura SUV dhe karvan që të rregullojë defektin në çelësin ndezës. Ky defekt në këtë seri veturash në mënyrë të papritur mund të fikë motorin, sipas dokumenteve të postuara nga rregullatori amerikan i sigurisë. Tipat që do të tërhiqen përfshijnë Dodge Grand Caravan dhe Chrysler Town, modele të vitit nga 2008 deri me 2010.