Rreth 5 mijë emigrant bëjnë gjumin mbi mbeturina (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Presheva pothuajse është në një kaos të madh nga vala e migrantëve që kanë arritur dy ditëve të fundit nga lindja e mesme, dhe të cilët po presin për tu regjistruar në qendrën e pranimit.

Rreth 5 mijë migrant kanë hyrë bdrenda dy ditëve në Sërbi, gjegjësisht në Preshevë, lagja afër hekurudhës është totalisht e paralizuar sikurse për automjete poshtu edhe për zhvillimin e jetës normale të banorëve. Kushtet jashtëzakonisht të vështira dhe papastërtia e madhe, pas veti mund të sjellin ndonjë epidemi e cila mund të lë edhe pasoja. BujanociNet ka kontaktuar disa nga mirgantët të cilët për dy dit janë duke pritur në radhë për tu regjistruar në qendrën e pranimit dhe të cilët për dy net rresht kanë fjetur në rrugë vetëm për mos ta humbur radhën e regjistrimit, bashk me ta edhe fëmijet e tyre të vegjël.

Një numër i konsiderueshëm i mirgantëve natën e kanë kaluar në tenda, disa të tjerë në vend të shtratit e kanë patur vetëm një batanie. Pamjet e dy ditëve të fundit afër qendrës së pranimit janë tmerr, edhe pse Sërbia është zotura se do të plotësojë kushte për vendosjen e migrantëve, kjo si duket nuk po funksiononë, shumat e mëdha finansiare të dhuruara nga BE për migrantët nga lindja e mesme nuk po plotësojnë kërkesat e qendrës së pranimit. Ajo qka më së shumti është shqetësuese janë mbeturinat dhe papastërtia e cila ka kapluar këtë vend. Fotot në vazhdim flasin më shumë se 1000 fjalë./BujanociNet/
Refugjat-05
Refugjat-06
Refugjat-07

Refugjat-09
Refugjat-10

Refugjat-12
Refugjat-13

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rreth-5-mije-emigrant-bejne-gjumin-mbi-mbeturina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala