Rreth 40 kosovarë të vrarë në Siri e Irak

Autori:Avdyl Pajaziti

Për kalifatin e vetëshpallur dyshohet se kanë rënë “shehid” rreth 40 kosovarë duke luftuar për Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, shkruan sot Koha Ditore.

Organet e sigurisë së Kosovës kanë të dhëna jozyrtare se numri i kosovarëve të vrarë si pjesë e organizatave terroriste të mbledhura rreth Shteti Islamik arrin deri në dyzet. Vrasjet e tyre janë konfirmuar nga burime të ndryshme. Tre kosovarë janë vrarë vetëm javën e kaluar.

Për 30 të vrarë ka të dhëna edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Numri i luftëtarëve kosovarë që po luftojnë në Siri dhe Irak, sipas MPJ-së, sillet nga 50 deri në 60, derisa numri në total i atyre që kanë qenë atje arrin deri në 300.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka konfirmuar numrin prej 30 të vrarësh atje. Trupat e asnjë prej të vrarëve nuk janë kthyer në Kosovë. Naman Demolli është i pari i vrarë në Siri tre vjet më parë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rreth-40-kosovare-te-vrare-ne-siri-e-irak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala