Rreth 100 kosovarë luftojnë përkrah grupeve terroriste

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, ka thënë se Kosova ka rreth 100 qytetarë të saj në Siri dhe Irak.
Sipas ministrit Hyseni, bazuar në informatat që disponon kjo ministri, deri më tani në luftimet përkrah grupeve terroriste atje, janë vrarë rreth 40 kosovarë.
Megjithatë, gjatë një konference për media, ai ka sqaruar se nga informatat të cilat i posedon Qeveria e Kosovës, Kosova nuk është cak i ndonjë sulmi terroristësh.
Përkundër kësaj, ai ka shtuar se Kosova, sikurse të gjitha vendet tjera, nuk është imune ndaj këtij fenomeni.
Sipas ministrit të Brendshëm, nuk është mirë të përzihen perceptimi me realitetin, kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë.
Duke folur rreth mosmbajtjes së koncertit për përvjetor të SHBA-ve më 4 korrik, Hyseni ka theksuar se për koncertin nuk është kërkuar leje dhe nuk ka pasur arsye për tu anuluar.
“Askush nuk ka paralajmëruar koncert, kështu që nuk ka mundur të ketë as anulim të tij”, ka thënë Hyseni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rreth-100-kosovare-luftojne-perkrah-grupeve-terroriste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala