Rrëfimi tronditës: Militantët e ISIS na përdhunonin në grup

“Militantët e ISIS na detyruan të luteshim, pastaj na përdhunuan në grup”,- kështu e përshkruan jetën si një skllave seksi në Irakun verior, e mbijetuara Nadia Murad, e komunitetit Jazidi
Sipas “Independent”, ajo u përdor si skllave seksi nga grupi militant ISIS dhe tregoi se si ajo dhe vajza të tjera si ajo, i detyronin me forcë të luteshin para se t’i përdhunonin.
Nadia Murad, vetëm 21 vjeçe, ishte njëra ndër 500 gratë e komunitetit jazidi që u zunë rob nga ISIS, kur grupi terrorist hyri në Irakun verior., transmeton Gazeta Fjala
Ajo ka treguar histori të tmerrshme nga koha kur qendroi në duart e luftëtarëve të ISIS, që i shisnin dhe i blinin vajzat si “sabia”, skllave.
Duke folur para studentëve të Universitetit të Kajros gjatë kësaj jave, ajo tregoi sesi militantët islamikë i detyronin të luteshin e pastaj i përdhunonin.
“Ne nuk kishim për ta as vlerën e kafshëve. Ata i përdhunonin vajzat në grup dhe bënin gjëra që mendja nuk mund t’i imagjinojë”,- tha ajo.
Gjatë vizitës së saj në Egjipt, znj.Murad u takua me Presidentin Abdel Fataj el-Sisi. Ajo shkroi në Twitter se “kërkonte që bota islame të qëndronte qartazi e vendosur kundër ISIS. Ata kryen përdhunime dhe genocide në emër të Islamit”,- tha ajo.