Rrëfimi rrënqethës i gruas së një gazetari të vrarë

Autori:Zekirja Shabani

“Edhe sikur sot të ishte gjallë përsëri do të vepronte njëjtë. Nuk do të mund ta ndaloja. Ai ishte i lindur për ti ndjekur të korruptuarit dhe mafian”, tregon Myroslava Gondadze për karakterin e burrit të saj të vrarë 15 vjet më parë.

Burri i saj, gazetari Georgiy Gongadze ajo tregon se është kidnapuar, ekzekutuar, e pastaj i është zhdukur kufoma nga sigurimi shtetëror ukrainez për shkak të punës që bënte në media.

“Ai ishte gazetarë dhe kështu do të vepronin të gjithë kolegët e tij. Gazetarët nuk dinë punë tjetër”, ngreh zërin ajo në mes të Beogradit ku është ftuar të flas për sigurinë dhe ndëshkueshmërinë e krimeve ndaj gazetarëve.

Rrëfimi i kësaj nëne ukraineze me dy fëmijë që nuk ka lënë derë pa trokitur në kërkim të drejtësisë është i trishtueshëm.

Shkrimet e tij ishin bërë rrezik për shumë zyrtarë të lartë shtëror.

“Kishte një kohë të gjatë që afër shtëpis sonë silleshin vetura të panjohura dhe sikur na mbanin nën vëzhgim. por asnjëherë nuk e mendonim se do të ndodhë dicka e keqe”, raporton Gazeta Fjala.

Miqt i kishin rekomanduar Gongadzes të largohej nga vendi dhe të mbronte familjen pasi situata sa vinte e përkeqësohej.

“Ai ishte i vendosur ta qonte deri në fund atë që kishte nisur kundër korrupsionit”.

Myroslava mezi mbanë lotët derisa tregon para përfaqësuesve të 57 shteteve të botës tmerrin e ditës kur burri i saj nuk u kthye në shtëpi.

Edhe të pranishmit në sallë thuajse kanë mbetur pa frymë.

“U vonua më shumë se zakonisht. Menjëherë e kuptova se dicka e keqe i ka ndodhur”.

Në fillim ajo mendonte se burri i saj ishte marr peng dhe shumë sshpejtë dikush do ta njoftonte për fatin e tij.

“Shkova në polici dhe ata më larguan nga aty. Nuk donin as të dëgjonin për hallin tim dhe nuk filluan fare hetime”, tregon Myroslava e diplomuar për drejtësi.

Gongadze ishte ekszkutuar që ditën kur nuk u kthye në shtëpi. Trupi i tij ishte coptuar dhe pastaj zhdukur për të humbur gjurmë.

Por ai nuk u ndal. Me gjithë dhimbjen në shpirtë dhe barrën e një nëne me fëmijë të vegjël ajo filloj të ndjek gjurmët për të zbardhur fatin e të shoqit, raporton Gazeta Fjala.

“Ishte e tmerrshme ajo çfarë gjeta e çfarë perballova për 15 vite rresht në kërkim të drejtësisë. Të gjitha institucioneve të mundshme u jam drejtuar dhe shpesh më janë mbyllur dyert. Më kanë fyer e më kanë maltretuar. Por nuk jam ndalur derisa përgjegjësit kanë marrë dënimin e merituar”.

Këmbngultësia e sajë nxori para drejtësisë si përgjegjës shumë zyrtarë të lartë shtetëror ukrainez.

Por beteja me  të keqen nuk ka përfunduar as 15 vite orvatjesh nëpër gjykata.

Javën që vjen Myroslava do të jetë ballë për ballë në gjykatore me krerët shtëtëro të ukrainës të cilët akuzohen si përgjegjës kryesor për fshehjen e hetimeve që janë bërë në rastin e gazetarit.

Kjo grua, pas 15 vitesh shpreson se drejtësia do të triumfoj dhe do të zbardhet vrasja e burrrit të saj.

Por, janë me dhjetra nëna, baaballar e fëmijë që cdo vit mbesin pa më të afërmit e tyre, të cilët humbin jetën në kryerje të detyrës së gazetarit.

Vetëm në fillim të 2015’ës tetë gazetarë u vranë në zyrat e revistës satirike franceze Charlie HEBDO. Ndërkaq, janë ekzekutuar disa të tjerë që raportojnë në vatra lufte.

Përfaqësuesja e OSCE për Lirinë e Medias Dunja Mijatoviç thotë se nuk ka siguri në vendin ku media nuk është në dispozicion dhe ku gazetarët nuk mund lirisht të shprehin veten e tyre.

Sipas saj nuk ka shprehje të lirë në një shoqëri që nuk është e sigurt.

“Unë vendosmërisht besoj se nuk ka siguri nëse ju nuk jetoni në një vend ku media është e lirë, dhe ku gazetarët janë të lirë të shprehin veten e tyre, dhe ne nuk mund të falasim për të shprehur veten në qoftë se ne nuk jetojmë në një shoqëri të sigur”, ka thënë Mijatoviç.

Në vitin 2014, shtatë gazetarë janë vrarë në territorin e shteteve anëtare të OSBE-së.

Përfaqësuesit e 57 vendeve anëtare vlerësojnë se dhuna kundër gazetarëve është e papranueshëm dhe duhet të trajtohet si një sulm ndaj shoqërisë në tërësi./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrefimi-rrenqethes-i-gruas-se-nje-gazetari-te-vrare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala