Rrëfimi prekës i vajzës që mbijetoi maskrën e Parisit: U bëra si e vdekur (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një vajzë e diplomuar e Afrikës së Jugut e ka përshkruar në detaje të gjalla se si ajo u bë si e vdekur për më shumë se një orë pasi persona të armatosur hapën zjarr në sallën e koncerteve Bataclan.

“Nuk ishte vetëm një sulm terrorist, ishte një masakër. Dhjetëra njerëz u pushkatuan para syve të mi. Pishina të gjakut mbushën dyshemenë. Klithmat e meshkujve të rritur që kishin të dashurat e tyre si kufoma përshkuan vendin ku më herët dëgjohej muzika. Në një çast pashë të ardhme të shkatërruara, familje zemërthyera”, ka shkruar në facebook Isobel Bowdery, transmeton Klan Kosova.

“E tronditur dhe vetëm, kam pretenduar të jem e vdekur për më shumë se një orë, shtrirë në mesin e njerëzve të cilët mund të shihnin të dashurit e tyre që nuk lëviznin. Mbaja frymën time duke u përpjekur që të mos lëvizë, të mos qaj duke mos u dhënë atyre burrave frikën që ata deshën ta shohin. Unë kam qenë tepër me fat për të mbijetuar. Por shumë vetë nuk e arritën dot. Njerëzit që kishin qenë atje për të njëjtat arsye si unë – për të shijuar një mbrëmje të së premtes ishin të pafajshëm” ka vazhduar ajo rrëfimin prekës.

Isobel përshkroi se si persona të armatosur kanë shtënë në turmë “pa ndonjë konsideratë për jetën e njeriut”, pas hyrjes në sallën e koncerteve ku po performonte grupi rok Eagles of Death Metal. Ajo fillimisht kishte ngatërruar armën e zjarrit si “pjesë e shfaqjes” por sipas ajo e kuptoi tmerrin e vërtetë të asaj që po ndodhte kur pa trupa njerëzisht se si po rrëzoheshin përtokë, transmeton Klan Kosova.

“Duke qenë një e mbijetuar e këtij tmerri me lejon mua të hedhë dritë mbi heronjtë. Për njeriun që më siguroi mua dhe rrezikoi jetën e tij, për çiftin që fjalët e tyre të fundit mbi dashurinë më bënë të besoj në të mirën e kësaj bote, për polici që shpëtoi mijëra jetë, për të panjohurit që më morën në rrugë dhe më ngushëlluan për 45 minuta kur mendoja se djali që dua kishte vdekur, për njeriun e lënduar që më tha se gjithçka do të bëhet mirë pavarësisht sa e frikësuar jam, për gruan që hapi dyert e saj për të mbijetuarit, për mikun që më ka ofruar strehim dhe doli për të blerë rroba të reja kështu që unë të mos i kisha në trup rrobat e mbuluar me gjak, për të gjithë ju që më keni dërguar mesazhe të mira – ju më bëni të besoj se kjo botë ka potencialin të bëhet më e mirë” ka shkruar më tej ajo në rrëfimin e saj.

Postimi i Isobel ka marrë dhenë në Facebook duke u pëlqyer nga më shumë se 1.3 milion njerëz të dhe gati 500.000 shpërndarje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrefimi-prekes-i-vajzes-qe-mbijetoi-maskren-e-parisit-u-bera-si-e-vdekur-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala