Rrëfimi i tmerrshëm për pacienten që mjekët e një spitali privat e bën të palëvizshme

Autori:Gazeta Fjala

Pacientja 65 vjeçare Nizafete Pozhegu nga Gjakova shkoi në spital pas një dhimbjeje që ndjente në shpinë, mirëpo pas disa javësh ajo në vend se të dalë e shëruar, doli e palëvizshme.

E gjithë ngjarja nisi me hospitalizimin e saj në spitalin publik të Gjakovës “Isa Grezda”, ku disa mjek të këtij spitali e udhëzuan që të trajtohet në një spital privat, për shkak të gurëve në veshkë, gjë që rezultoi me përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.

Sipas hulumtimit të Gazetës Blic, njëri prej kirurgëve të spitalit të Gjakovës, Sabahudin Bytyqi, i cili e diagnostifikoj 65 vjeçaren me gurë në veshkë, ishte kundër që ta operonte menjëherë. Ky mjek si arsyetim për mos operimin e menjëhershëm e kishte marrë për bazë gjendjen jo të mirë fizike, dhe atë se Pozhegu ishte me hipertension.

 

Mjeku Ardian Jusufi udhëzoi familjen Pozhegu tek spitali privat

Disa ditë më pas, sipas djalit të Nazifete Pozhegut, Lirimit, nëna e tij, vizitohet nga urologu i spitalit të Gjakovës, Ardian Jusufi, dhe njëherit mjek në spitalin privat në Gjakovë “MIM Hospital”, saktësisht me datën 07/04/2016 nga ku u kërkon familjarëve që të bëjnë një grafi. Pas kryerjes së grafisë, Jusufi e drejton familjen Pozhegu në spitalin privat “MIM Hospital” për ta shikuar pacienten me një kamerë në veshkë, pasi që sipas këtij urologu në grafitin e bërë nuk vërehet asgjë.

Para nisjes për në spitalin privat “MIM Hospital”, djalit të pacientes Lirim Pozhegut reparti i kirurgjisë në spitalin e Gjakovës, “Isa Grezhda” i’a ofron dokumentacionin e nënës dhe historikun e saj me vete, me kusht që atë ta kthej prapë në kirurgji, raporton gazetablic.com.

Më të arritur në spitalin privat, në orën 16:30 ashtu siç ishte caktuar termini, në pritje të pacientes i del mjeku i këtij spitali Nexhat Rexha, dhe e dërgon atë në bodrum të spitalit, kurse familjarët i lënë të presin në korridor me arsyetimin se nuk lejohet prania e shoqëruesve aty.

Nazifetja operohet pa e pyetur fare familjen!

Pas dy orëve, saktësisht në 18:30 mjekët Nexhat Rexha dhe Ardian Jusufi dalin nga podrumi, nga ku e kishin dërguar 65 vjeçaren, dhe e njoftojnë familjen se e kanë operuar atë.

Familjarët të habitur nga veprimi i mjekëve, vendosin që të shkojnë tek ajo për ta parë se në çfarë gjendje është nëna e tyre dhe rastësisht e shohin edhe një dokumentacion të nënshkruar nga 65 vjeçarja, dokument ky që nuk u lejua të shikohej nga Shpresa Rexha, gjithashtu mjeke në këtë spital dhe njëherit gruaja e Nexhat Rexhajt, poashtu mjek në spitalin privat “MIM Hospital”.

Lirimi bashkë me vëllain e tij vendosin që të shkojnë në zyrë ku ndodhej mjeku Rexha për ta pyetur se si erdhi deri tek operimi pa njoftim dhe leje paraprake të familjarëve. Rexha i kishte thënë se “kishte fat nëna jote që s’kishte tumor e guri u largua lehtë“. Kurse operimi i kushtoi 1000 euro, para të cilat djali i pacientes i ka dërguar të nesërmen në këtë spital privat.

Nazifetja mbeti e palëvizshme, askush nuk merr përgjegjësi!

Që nga dita e operimit e deri më sot, Nizafete Pozhegu nuk ka qenë në gjendje të ecë për asnjë çast, tregon për Gazetën Blic djali i saj Lirimi.

Një muaj më vonë, gjegjësisht më datën 07/05/2016, sipas Lirim Pozhegut familjarët e marrin për vizitë në shtëpi doktorin Rifat Lila i cili i këshillon që gruas 65 vjeçare t’i bëhet një analizë laboratorike. Pas marrjes së rezultatit (SE 120 dhe CRP 192) Bujar Domi, doktor i laboratorit u thotë familjarëve që të shkojnë tek urologu, i cili e kishte operuar atë, pasi që pacientja nuk ishte në gjendje aspak të mirë me veshkë.

Por, sipas Lirim Pozhegut doktori Nexhat Rexha, nuk pranon më të merret me rastin në fjalë. Përkundër që djali i 65 vjeçares ia tregon analizat mjekut Rexha dhe i tregon se nëna e tij i ka këmbët i ka të palëvizshme mjeku i kishte thënë se “unë punën time e kam kry, ma liro zyrën”.

LEXO:  Plagoset një femër në Prishtinë

As QKUK nuk kryen punë

Disa ditë më vonë, siç rrëfehet Lirimi, familjarët e dërgojnë 65 vjeçaren në QKUK në Prishtinë, në Repartin e Kirurgjisë Abdominale për operim. Mirëpo edhe mjekët e QKUK-së tregohen të pazot për operimin e saj me arsyetimin se gjendja e pacientes është jo e mirë si dhe është (obeze) e shëndoshë, andaj për një javë ata e trajtojnë me medikamente serume dhe antibiotik.

Pas një jave qëndrimi në QKUK, saktësisht më 16/05/2016 pacientja kthehet sërish spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, në Repartin e Urologjisë nga ku doktorët që e kishin operuar në spitalin privat, konstatojnë se duhet t’i vendosin stentë në kalimin urinar (DOBLE J), stentë kjo e cila në fletlëshimin e spitalit privat “MIM Hospital” figuron s’i e vendosur tek pacientia (APLIKATO DOBLE J.)

Nizafete Pozhegu, 65 vjeçare / Foto: Gazeta Blic
Nizafete Pozhegu, 65 vjeçare / Foto: Gazeta Blic

Stentat që duhej t’i vendoseshin në kohën e operimit, 65 vjeçare i vendosen pas 40 ditëve.

Me datën 31/05/2016 doktori Ardian Jusufi e lëshon në shtëpi pacienten me arsyetimin se me kalimin e ditëve do t’i stabilizohet gjendja.

Nazifete Pozhegu dërgohet edhe në Tiranë!

Lirim Pozhegu tregon për Gazetën Blic, se tri ditë pas lirimit nga spitali, pacientes i përkeqësohet gjendja deri në atë masë sa në momentin e shikimit nga mjeku Gëzim Lipoveci, familjarët këshillohen që të bëjnë çmos që ta dërgojnë në spitalin e Tiranës “Nënë Tereza”, me konstatimin se asaj i është rënduar gjendja. Të nesërmen Lirimi thotë se e kishte dërguar atë në spitalin e Tiranës të cilën mjekët e repartit infektiv e kanë diagnostifikuan më sëmundjen (UROSEPIS)

Inspektorati nis inspektimin!

Duke e parë gjendjen e nënës së tij dhe mënyrën se si këta mjekë po i ikin përgjegjësisë, Lirimi Pozhegu ka dërguar një ankesë në Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët e kanë konfirmuar për Gazetën Blic marrjen e ankesës.

Gjatë ditës së djeshme Inspektorati e ka inspektuar edhe spitalin privat “Mim Hospital” në Gjakovë. Nga Inspektorati Shëndetësor kanë thënë për Gazetën Blic se brenda pak ditësh, do të dalin me raport zyrtar rreth këtij rasti.

Ndërkaq, të kontaktuar nga Gazeta Blic mjekët që sipas Lirim Pozhegut e bën të palëvizshme nënën e tij, nuk kanë dashur të flasin për Gazën Blic.

Mjeku Ardian Jusufi i ka thënë Gazetës Blic se nuk do që të flas për këtë çështje. “Le të merren organet e drejtësisë më ketë çështje. Nuk dua të komentoj”, ka thënë shkurt ai nëpërmjet telefonit.

Mjeku tjetër, Nexhat Rexha ndërkaq, me të marrë vesh se ka një thirrje nga Gazeta Blic nuk ka dashur të flas, dhe e ka mbyllur menjëherë telefonin.

Kallëzim penal edhe në Prokurori!

“Gazeta Blic” mëson se djali i pacientes tanimë të palëvizshme, është duke e përgatitur edhe një kallëzim penal kundër Doktor Nexhat Rexhës, Ardian Jusufit dhe Shpresa Rexhës në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

“Gazeta Blic” ka siguruar të dokumentuar analizat e datës 30/03/2016, fletlëshimin nga kirurgjia e Spitalit të Gjakovës të datës 07/04/2016, fletëlëshimine spitalit privat “MIM Hospital” të datës 08/04/2016, fletëlëshimin e QKUK-së të datës 16/05/2016, fletlëshimin e urologjisë të Spitalit të Gjakovës të datës 31/05/2016 dhe fletëlëshimin e Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë të datës 12/06/2016.

13565630_1142015272486178_1308763717_n
Fletëlëshimi spitali “Isa Grezhda” Gjakovë”

13551145_1142015192486186_1610047953_n (1)13551145_1142015192486186_1610047953_n13563583_1142015175819521_1461895892_n13552640_1142015135819525_2070339533_n13563154_1142015172486188_945239400_n13530722_1142015139152858_1064224112_n13530665_1142015252486180_232194638_n

Diamiti 0213563451_1142015129152859_1340349853_n

13551145_1142015119152860_1739749750_n
Klinika “KUJDESI”

13563547_1142015372486168_984179618_n13563718_1142015282486177_342812571_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrefimi-i-tmerrshem-per-pacienten-qe-mjeket-e-nje-spitali-privat-e-ben-te-palevizshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala