Rrëfimi i një xhihadisti të penduar

Autori:Zekirja Shabani

Ebrahim B. donte tё ishte hero. Sipas mendimit tё Prokurorisё Federale, ai madje ishte i gatshëm tё sakrifikoj vetveten si atentator kamikaz pёr tё ashtuquajturin Shteti Islamik.

Por ai ndryshoi mendje. E ndoshta tani vёrtetё ai mund tё bёhet hero: sepse ai flet nё publik pёr tmerrin, brutalitetin e IS-it. Sepse ai distancohet hapur prej tij. Sepse ai me deponimin e tij e zhvelrёson makinerinё e propagandёs sё milicёve tё terrorit. Sepse ai me kёtё ndoshta i frenon tё tjerёt qё tё ndjekin rrugёn plot pasoja, qё mund tё tё ҫojё deri nё betejat nё Siri.

Ebrahim B. ёshtё i pari nga rreth 260 tё kthyerit nga IS-i nё Gjermani, i cili demakson njё mit nё një intervistё pёr mediat gjermane WDR, NDR dhe “Süddeutscher Zeitung”. Thotë se dëshiron tё paralajmёrojё tё tjerёt. E tё tjerё ka mjaft. Joshja e milicёve tё terrorit vazhdon tё jetё e madhe. Autoritetet gjermane llogarisin mё shumё se 700 gjermanё qё kanё shkuar nё xhihad. Tё tjerё, si psikologu dhe eksperti i Islamit, Ahmed Mansur, llogarisin madje me rreth 2000 xhihadistё gjermanё nё zonat e sundimit tё IS-it.

Tё mbjellёsh dyshimin, tё provokosh pyetje kritike

Ekspertёt e antiterrorit kanё shpresuar gjatё pёr njё tё penduar si Ebrahim B. Edhe Piter Njuman, studiues i ekstremizmit nё Kings College nё Londёr shpreson qё shembulli i Ebrahimit nga Volfsburgu tё nxisё edhe tё tjerё pёr tё deponuar. “Shumё tё kthyer janё tё zhgënjyer. Ata do tё mund t’i tregonin historitё e tyre, por kanё frikё nga pasojat”, thotё Njuman pёr televizionin ARD. Tё penduarit si Ebrahim B. mund tё mbjellin dyshime tek ithtarёt e mundshёm tё IS-it, shton mё tej eksperti nga Londra: “Eshtё e rёndёsishme qё njerёzit tё mendohen, ndoshta tё shkojnё nё Siri dhe tё shtrojnё pyetje kritike. Gjithmonё pёrҫohet pёrshtypja se tё gjithё qё shkojnё atje janё tё kёnaqur, tё vendosur dhe tё motivuar, nuk kanё asnjё dyshim dhe janё tёrёsisht tё bindur nga ideologjia. Kjo ёshtё diҫka qё i penduari e hedh poshtё, pra mitin e vendosmёrisё dhe besnikёrisё”. Nё IS pёr kёtё janё tё vetёdijshёm. Kёtё e provojnё dёshmitё e tё bashkёakuzuarit Ayoub B. gjatё marrjes nё pyetje nga policia prej nga citon radiostacioni gjerman NDR: “Pёr IS-in unё jam njё tradhёtar. Nёse ata do tё mё kishin kapur, do tё mё kishin therur. Ata kanё thёnё se asnjёri nga Volfsburgasit nuk lejohet tё shkojё nё shtёpi, pasi nё rast tё kundёrt do t’ua hidhnim pёrtokё propagandёn”.

Celula e Volfsburgut

Ebrahim B. dhe Ayoub B. bёjnё pjesё nё njё grup prej rreth 20 tё rinjsh qё kanё shkuar nё Siri. Ata janё indoktrinuar dhe rekrutuar nga Jasin Usaifi. Derisa atё e ndaluan, ai mblidhte tё rinj nё xhaminё Ditib tё Volfsburgut dhe i bёnte ata t’i vriste ndёrgjejgja, kujton Ebrahim B.: “Si mundesh ti tё flesh, kur tё rinj myslimanё vuajnё nga uria, ose gratё pёrdhunohen?”. Ndёrkohё Usaifi ka marrё njё post tё lartё nё IS si gjyqtar i Sheriahtit. Rekrutuesi i IS-it dinte si tё joshte, vё nё dukje Ebrahim B.: “Mund tё ngasёsh makina tё shtrenjta dhe tё martohesh me gra tё pasura”, premtonte ai.

Tё zhgënjyerit si Ebrahimi, edhe ekspertja e Islamit nga Frankfurti Suzanë Shrëter i konsideron si aktorё tё rёndёsishёm nё luftёn kundёr valёs sё largimit tё tё rinjve xhihadistё: “Njerёzit qё donin tё bёheshin luftёtarё kanё pёrfunduar si makinalarёs. Vajza tё reja qё kanё dashur tё gjejnё princin e tyre tё pёrrallave kanё pёrfunduar nё prostitucion. Nёse ata tregojnё atё qё ndodh vёrtetё nё Shtetin Islamik, atёherё imazhi i zbuluruar prej propagandёs do tё njolloset keq”. Profesorja nga Frankfurti e kupton mirё se ҫfarё i entuziazmon tё rinjtё te Xhihadi. “Atje ekziston ideja e njё projekti tё madh, qё do ta ndryshojё botёn nё mёnyrё rrënjësore, qё ёshtё e legjitimuar prej Zotit dhe pёr tё cilёn ka nevojё ҫdo individ”, shpjegon joshjen e kёsaj propagande Shrëter nё intervistё pёr DW.

Atentatorё kamikazë apo luftëtarë

Nё fund tё majit 2014 Ayoub B. dhe Ebrahim B. shkuan nё Turqi. Ata kaluan kufirin dhe mbёrritёn nё njё kamp pritёs nё Jarabus tё Sirisё. Atje iu desh tё dorёzonin pasaportёn dhe telefonin celular. Atyre u duhej tё vendosnin nёse donin tё bёheshin luftёtarё apo atentatorё kamikac. Ayoub B. donte tё bёhej luftёtar. Ebrahim B. sipas aktakuzёs kish vendosur tё bёhej atentator kamikaz. Bashkё me 50 atentatorё tё tjerё potencialё ai shkoi mё pas nё Irak – bashkё me tё edhe njё tjetёr nga Volfsburgu, i cili “me sa dukej mezi priste tё vdiste”. Autoritet gjermane mendojnё se mё shumё se 90 xhihadistё gjermanё kanё gjetur vdekjen nё Siri dhe Irak. Ndёr ta tё paktёn shtatё janё nga Volfsburgu.

Ebrahim B. flet pёr paranojёn nё IS, pёr frikёn nga spiunёt e pranishёm kudo. Edhe atё vetë e dyshonin herё-herё si spiun. Pёr ta trembur e kishin mbyllur nё njё qeli tё pёrlyer me gjak dhe mё vonё i kishin hedhur njё kufomё sё cilёs i ishte prerё koka. Nё fund tё gushtit 2014 Ebrahim B. ia doli tё arratisej. Ai tregohet i ndёrgjegjёsuar. Nё intervistё thotё se “burgu nё Gjermani ёshtё pёr tё mё mirё se sa liria nё Siri” ose “Shteti Islamik nuk ka tё bёjё asak me Islamin”.

Linja narrative e motivimit

Maruan Abou-Taam punon nё Zyrёn e Kriminalistikёs sё landit Renani-Pflazit. Politologu i doktoruar nё fushёn e studimeve tё Islamit sheh te narracioni linjёn qendrore tё motivimit nё procesin e radikalizimit: “Parimisht kemi tё bёjmё me njё situatё tё tillё, qё kёta djem tё rinj ndodhen nё kёrkim tё njё roli nё shoqёri. Por nga ana tjetёr ata solidarizohen lidhur me padrejtёsitë nё Siri, Irak apo diku tjetёr. Kёtu kemi tё bёjmё me dy probleme: njё problem tё brendshëm – tё rinjtё duhet tё kenё mundёsi tё jenё pjesё e kёsaj shoqёrie dhe atyre duhet t’u bёhet e qartё se mund ta arrijnё kёtё. Nga ana tjetër, pёr botёn e jashtme ne duhet tё kujdesemi mё shumё, qё luftrat tё marrin fund nё mёnyrё civile”.

Nёse Ebrahim B. nё procesin e tij deponon gjerёsisht, ndoshta narracioni i terroristёve do tё pёsojё tё ҫara tё mёtejshme. /DW – Shekulli/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrefimi-i-nje-xhihadisti-te-penduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala