Rrëfimi i nënës së 5 jetimëve që jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë (Video)

Autori:Gazeta Fjala

Tetuta Krasniqi, nëna e 5 fëmijëve jetimë Tetuta Krasniqi, nëna e 5 fëmijëve jetimë
Ajo, përveç kushteve të rënda jetësorë, kujdeset për pesë fëmijët e saj jetimë. Është kjo 36 vjeçarja nga qyteti i Pejës, Teuta Krasniqi.

Teuta është nënë dhe baba për fëmijët e saj, për të cilët thotë se i dhimbsen në kushtet të cilat jetojnë.
Derisa të ardhurat mujore të Teutës janë vetëm 107 euro, ajo 50 euro i paguan për t’i mbuluar shpenzimet e qerasë, derisa nuk kursehet as nga pagesa e ujit dhe rrymës, transmeton RTV Dukagjini.
Burri i saj ka ndërruar jetë para pesë viteve, në një aksident trafiku, kur ajo ka qenë në muajin e pestë me fëmijën e vogël.

“Këta fëmijë nuk e meritojnë këtë jetë. Kërkoj vetëm kulm mbi kokë. Jetoj me 107 euro. Paguaj rrymë, ujë me këto para. Me 16 euro mbes në fund të muajit”, ka thënë Teuta.
Ajo i ka falënderuar shumë personat të cilët i kanë ndihmuar, duke ia blerë drutë dhe ushqimin.
Gjendja e saj shëndetësore e pengon atë që të punoj dhe ta sigurojë kafshatën për fëmijët e saj, ndonëse thotë se përpjekjet nuk kanë munguar.
“Ma mirë më pas vdekë unë, nuk i do t’i shihja fëmijët kështu. Unë për veti jam rritur në jetimore, të gjitha të zezat i kam përjetu në jetë. Nëse ka nevojë edhe një organ të trupit e shesë, vetëm fëmijët t’i shoh më mirë”, ka theksuar Teuta.

Ajo tregon së si fëmijët e saj, të cilët janë nxënës, nënçmohen kur janë në shkollë nga bashkëmoshatarët e tyre.
Teuta vazhdimisht qanë kur tregon se si qëndron shpesh herë natën zgjuar, derisa fëmijët e saj flejnë.
Për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë, numri kontaktues i Teutës, zonjës së familjes është: 049 – 835 – 068. Shtëpia në të cilin banon familja 5 anëtarëshe gjendet përballë kishës katolike – nr.86, në Pejë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrefimi-i-nenes-se-5-jetimeve-qe-jetojne-ne-kushte-ekstreme-te-varferise-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala